Shkodër, akuzohen për vjedhje, 3 në pranga
SHKODËR- Policia e Shkodrës ka arrestuar pasditen e sotme tre të rinj mes të cilëve edhe një minoren, të cilët akuzohen për vepren penale të "vjedhjes në bashkëpunim", ndërkohë që në kërkim është shpallur edhe një person tjetër, i konsideruar si pjesë e këtij grupi.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se personat e arrestuar janë Arben Gilaj, 20 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje, Nikoll Ndrevataj, 18-vjeç dhe F. R, 16-vjeç, ndërkohë që është bërë shpallja në kërkim e 18-vjeçarit Pashk Kurti.
Sipas policisë arrestimi i të rinjve u bë , pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë vjedhur servisin e shtetasit me iniciale L. Gj. Nga ana e policisë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale shuma prej 10.000 lekësh si dhe të gjitha materialet e vjedhura tek ky servis.
(e.m/ata/BalkanWeb)