Bode: Shqipëria, në grupin e vendeve të zhvilluara
TIRANË- Ministri i Financave Ridvan Bode deklaroi se Shqipëria, falë reformave ekonomike të ndërmarra, është në rrugën e drejtë për t'u përfshirë në grupin e vendeve të zhvilluara në vitin 2017.
Në fjalën e mbajtur në forumin e biznesit të "Bankës së Zhvillimit dhe Tregtisë e Detit të Zi", në të cilën Shqipëria është ndër vendet themeluese, Bode e vuri theksin tek performanca ekonomike e Shqipërisë në përballimin e krizës globale.
Duke vënë në dukje investimet e qeverisë dhe lehtësimin e barrës fiskale, ai prezantoi para panelit të pjesëmarrësve në forum edhe potencialin turistik të Shqipërisë. Banka e Detit të Zi për Tregti dhe Zhvillim parashikon të investojë në Shqipëri për 4 vitet e ardhshme 50 deri në 100 milionë euro, në disa sektorë të ekonomisë.
Përfaqësuesi i lartë i kësaj banke, Andreu Kondakov u shpreh se politikat ekonomike të ndërmara nga qeveria shqiptare në mbështetje të biznesit, e nxisin bankën të jetë e prirur të investojë kapitalin e vet në zhvillimin e infrastrukturës, energjisë, agrobiznesit, etj., në Shqipëri.
Anëtarët e Bankës së Detit të Zi prezantuan Strategjinë, me të cilën Banka do të angazhohet për të mbështetur vendin tonë për vitet 2011-2014.
Banka e Detit të Zi për Tregti dhe Zhvillim aktualisht po kontribuon në rritjen e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë. Portofoli i investimeve të Bankës prej 61,4 milionë euro është mjaft mirë i shpërndarë dhe mbulon investime në prodhim, telekomunikacion, shëndetin publik dhe sektorin financiar. Investimet kryesore të saj përfshijnë investimet në kompanitë si Albtelecom 25 milion euro, Kurum International prodhues çeliku 20 milionë eurodhe Spitali Hygeia në Tiranë 10 milionë euro.
Banka e Detit të Zi për Tregti dhe Zhvillim ka nënshkruar një linje kredie me Bankën Credins për 6.2 milion USD dhe gjithashtu ka marrë pjesë në dy fonde investimesh për të kryer investime në SME-të shqiptare. Për më tepër, gjatë vitit 2010 ajo ka investuar 10 milionë euro në obligacione të qeverisë shqiptare.
Forumi i biznesit Shqipëri Banka e Detit të Zi për Tregti dhe Zhvillim u zhvillua në kuadër të 13-të vjetorit të BSTDB në Tiranë, nën kryesinë e Nezir Haldeda, guvernatorit të kësaj banke për Shqipërinë dhe zv/ministër i Financave në Shqipëri.
(ATA/BalkanWeb)