E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfundon numërimi i votave të kontestuara edhe në njësinë bashkiake nr.3. Lulzim Basha 76 vota para Edi Ramës

19-06-2011 / Gazeta 55

UPDATE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka finalizuar edhe votat e kontestuara në njësinë bashkiake nr.2, ku sipas rezultateve paraprake, kandidati demokrat, Lulzim Basha udhëheq garën me 91 vota më shumë se Edi Rama.


KQZ filloi dje rreth orës 17:35 procesin e hapjes së kutive dhe numërimit të fletëve të kontestuara në 365 qendrat e votimit të Bashkisë Tiranë, ndërsa në orën 22:36 të mbrëmjes së djeshme, ky institucion i dha fund procesit të numërimit të votave të njësisë bashkiake Nr.1, ku nga hapja e 156 kutive të votimit rezultuan 28 vota në favor të kandidatit demokrat, Lulzim Basha dhe 26 për rivalin e tij socialist, Edi Rama.


KQZ rinisi sot numërimin rreth orës 10:30, me kutitë e njësisë bashkiake Nr.2. Deri tani, nga kutitë e hapura kandidati demokrat për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha vijon avantazhin e tij ndaj rivalit socialist Edi Rama.


Ndërkohë që kanë mbetur edhe votat e 9 njësive bashkiake për t’u numëruar dhe kalkuluar në tabelën përmbledhëse të rezultatit zgjedhor për bashkinë e Tiranës. Grupet e numërimit do të fillojnë me numërimin e votave të kontestuara të njësisë bashkiake nr.3 ose KZAZ 47.


Numërohen 201 kuti. Pasdite rinis procesi i numërimit


KQZ sapo ka mbyllur mbledhjen e nisur prej orës 10:30 të paradites së sotme. Mbledhja u mbyll me përfundimin e kutive të fundit të njësisë nr 2. KQZ do të rinisë mbledhjen pasdite në orën 18:00 për të vijuar rinumërimin e fletëve të kontestuara në njesine nr3. Nga numerimi i 201 kutive të njesisë bashkiake nr. 2 të Tiranës, Basha qëndron në avantazh me Ramën me 91 vota gjithsej. Nga numërimi i sotëm për njësinë nr 2, pro Bashës u gjetën 21 vota të kontestuara që u vlerësuan të vlefshme, kurse për kundërshtarin Rama 13 vota. KQZ numëroi sot 201 kuti votimi.


Njësia bashkiake nr.2 në kryeqytet, Basha 9 vota më shumë se Rama


Nga votat e kontestuara në kutitë e votimit të njësisë bashkiake nr. 2 ose KZAZ 46, janë gjetur 19 vota “pro” Bashes dhe 10 “pro” Rames. Në këtë minibashki kandidati demokrat, Basha mori 9 vota më shumë se rivali i tij socialist Rama.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›