E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, makina përplas kalimtarin, rëndë në spital

TIRANE- Një automjet ka aksidentuar një kalimtar, në zonën e njohur si “Parku i autobusëve” në kryeqytet.

Nga burime të policisë, bëhet e ditur se i aksidentuari i transportuar për në Spitalin Ushtarak ndodhet në gjendje të rëndë. 

Ndërkohë, policia po punon për identifikimin e të plagosurit, si dhe ndalimin e shoferit të automjetit.

(m.s/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›