E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, asgjësohen 2221 rrënjëKanabis Sativa, 1 procedim penal

$(function() { // Basic carousel, no options $('#foo0_banner_dx4').carouFredSel(); // Basic carousel + timer $('#foo1_banner_dx4').carouFredSel({ items : 1, direction : "down", auto : { easing : "elastic", duration : 2000, pauseDuration: 25000, pauseOnHover: true } }).find(".slide").hover( function() { $(this).find("div").slideDown(); }, function() { $(this).find("div").slideUp(); } ); }); .list_carousel_banner_dx4 { width: 636px; height:100px; overflow:hidden; } .list_carousel_banner_dx4 ul { margin: 0; padding: 0; list-style: none; display: block; } .list_carousel_banner_dx4 li { width: 636px; height: 100px; padding: 0; margin: 0; display: block; float: left; } SHKODËR - Janë asgjësuar 2221 rrënjë kanabis sativa sot nga efektivët e policisë së qarkut të Shkodrës gjatë operacioneve të ndërmarra nga efektivët e policisë ndaj luftës së kultivimit të bimëve narkotike.

Sipas policisë, në vendin e quajtur fshati “Toplanë”, komuna Temal e rrethit Shkodër është ushtruar kontroll dhe janë gjetur 6 parcela, në të cilat ishin mbjellë 712  rrënjë, bimë narkotike Canabis Sattiva, të cilat pasi u shkulën, u asgjësuan me anë të zjarrit.

Gjithashtu, pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe monitorimeve të kryera nga ajri me helikopter nga ana e shërbimeve të policisë së komisariatit të policisë Shkodër është ushtruar kontroll në vendin e quajtur fshati “Kir”, komuna Pult e rrethit Shkodër, ku janë gjetur 6 parcela, në të cilat u gjetën të mbjella 1.509  rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva, të cilat pasi u shkulën, u asgjësuan me anë të zjarrit.

Ndërkohë efektivët e policisë kanë nisur procedimin penal për veprën penale të “kultivimit të bimëve narkotike”, në ngarkim të shtetasit Alfons (Dritan) Bardhok Florini, 23 vjeç, lindur e banues në fshatin Breg, komuna Rrape e rrethit Pukë, i arrestuar më datën 20.08.2013 për veprat penale “kultivim të bimëve narkotike” dhe “armëmbajtje pa leje”.
 
Procedimi penal ndaj këtij shtetasi filloi, pasi në këtë datë rreth orës 12.00 nga ana e shërbimeve të komisariatit të policise Pukë u bë rikëqyrja e vendit të ngjarjes dhe zonës në vendin e quajtur “Lumzi”, komuna Rrape, ku u gjetën edhe 150 (njëqind e pesëdhjetë) rrënjë të tjera Canabis Sattiva, të mbjella në një largësi rreth 800 metër nga parcela e mëparshme.  Bimët e gjetura, pasi u shkulën, u asgjësuan me anë të zjarrit.
 
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›