E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, stuhia lë 2 familje paçati, rrëzon pemët, dëmton shkollën

$(function() { // Basic carousel, no options $('#foo0_banner_dx4').carouFredSel(); // Basic carousel + timer $('#foo1_banner_dx4').carouFredSel({ items : 1, direction : "down", auto : { easing : "elastic", duration : 2000, pauseDuration: 25000, pauseOnHover: true } }).find(".slide").hover( function() { $(this).find("div").slideDown(); }, function() { $(this).find("div").slideUp(); } ); }); .list_carousel_banner_dx4 { width: 636px; height:100px; overflow:hidden; } .list_carousel_banner_dx4 ul { margin: 0; padding: 0; list-style: none; display: block; } .list_carousel_banner_dx4 li { width: 636px; height: 100px; padding: 0; margin: 0; display: block; float: left; } Të tjera rreth shkrimit FOTO/Pemët e rrëzuara para shkollës SHKODËR -  Si pasojë e erërave të forta dhe motit të keq në rrethin e Shkodrës gjatë 24 orëve të fundit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në banesa, godina institucionesh dhe mure rrethuese.

Dy familje në qytetin e Shkodrës kanë mbetur në qiell të hapur, pasi çatia e banesës ku jetonin është shembur si shkak i reshjeve të shiut dhe erës gjatë 24 orëve të fundit në metropolin verior.

Familjet Vjerdha dhe Kurti tashmë kanë mbetur pa banesë edhe pse kjo e fundit i përkiste ish-pronarëve, mirëpo këto dy familje ishin strehuar në këtë godinë, pasi nuk kishin plotësuar kushtet për të përfituar kredinë për marrjen e një tjetër banese.

Tashmë pjesëtarët e këtyre familjeve i bëjnë apel strukturave të shteti të ndërhyjnë dhe t'i sistemojnë këta banorë, të cilët jetojnë me frikën se mos banesa u shembet totalisht dhe i zë brenda saj.

Një pjesë e banorëve janë larguar nga kjo banesë, pasi janë nxjerrë nga përmbarimi, ndërsa brenda saj tashmë kanë mbetur vetëm dy familje edhe pse një pjesë e konsiderueshme e shtëpisë është shembur si pasojë e stuhisë së rënë në orët e para të së martës në qytetin e Shkodres ato vijojnë të qëndrojnë brenda saj. 

Dëme më të mëdha ka pasur edhe në komunën e Berdicës, ku nga rrëzimi i pemëve është dëmtuar  hyrja e shkollës së mesme të bashkuar “Federik Gjoni”, si dhe rrethimi i kësaj shkolle. 

Dëmtime ka pasur edhe në çatitë e shtëpive në këtë komunë, si dhe në disa godina të bizneseve të vogla, të cilat janë dëmtuar tërësisht nga rrëzimi i pemëve. 

Në këtë komunë është raportuar edhe për prishje të rrjetit transmetues të energjisë elektrike, ku si pasojë godina e komunës ka mbetur pa energji elektrike, ndërsa ndërprerje të energjisë ka pasur në të 6 fshatrat e Berdicës, siç konfirmon edhe Hekuran Xhurreta, nënkryetar i komunës Bërdicë.

Probleme të njëjta janë konstatuar edhe në komunat e tjera të rrethit të Shkodrës, ku në aksin Shkodër-Velipojë ka pasur rrëzime të pemëve, të cilat kanë shkaktuar dëmtime të këtij aksi. 

Edhe në komunën e Anës së Malit janë shënuar rrëzime pemësh nga erërat e forta, të cilat kanë shkaktuar jo pak dëme.

Redaksia Online
(j.k./v.gj./mag/shqiptarja.com) 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›