Shkodër, asnjë mbledhje në 3 muaj, shpërbëhet Këshilli i Komunës Shalë
SHKODER - Shpërbëhet Këshilli i Komunës Shalë të Dukagjinit. Shkak për këtë është bërë mungesa e mbledhjeve për tre muaj, si kusht i mjaftueshëm për të bërë kërkesën në Prefekturë për shpërbërjen e tij dhe më pas shpalljen e zgjedhjeve të reja për Këshillin në këtë Komunë.
Këshilli i Komunës Shalë përbëhet nga 13 këshilltarë, 7 prej të cilëve nga e djathta dhe 6 nga e majta. Sipas informacioneve, ka qenë mungesa tre mujore e këshilltarëve të djathtë të cilët nuk kanë marrë pjesë në mbledhje duke bllokuar kështu marrjen e një sërë vendimesh e ndër ta atë të ndihmës ekonomike dhe të paaftësisë.
Kërkesa në drejtim të Prefekturës Shkodër është dorëzuar ditën e sotme nga ana e drejtuesve të kësaj komune dhe këshilltarëve të majtë.
Në Ligjin për pushtetin Lokal në nenin 38 të tij thuhet se“Këshilli komunal ose bashkiak shpërndahet para kohe me vendim të Këshillit të Ministrave kur, nuk mblidhet për një periudhë të vazhdueshme tremujore, nuk arrin të marrë vendim për miratimin e buxhetit brenda tre muajve nga data e përcaktuar në nenin 19 të këtij ligji, kryen shkelje të rënda të Kushtetutës ose ligjeve”.
Kushte këto të mjaftueshme për të kërkuar shpërbërjen e këtij Këshilli dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja në këtë komunë. Komuna Shalë drejtohet nga Partia Socialiste, ndërsa numrin më të madh të këshilltarëve e e ka koalicioni i djathtë si shkak i prishjes së koalicionit mes PDK-së dhe PS-së, ku një këshilltar nga demokristianët ka kaluar në kampin e djathtë, duke vendosur kështu edhe shumicën e djathtë në këtë këshill.
Neni 38
Shpërndarja e parakohshme e këshillit komunal ose bashkiak
1. Këshilli komunal ose bashkiak shpërndahet para kohe me vendim të Këshillit të
Ministrave kur:
a) nuk mblidhet për një periudhë të vazhdueshme tremujore;
b) nuk arrin të marrë vendim për miratimin e buxhetit brenda tre muajve nga data e
përcaktuar në nenin 19 të këtij ligji;
c) kryen shkelje të rënda të Kushtetutës ose ligjeve.
(er.nu/E.Kodra/BalkanWeb)