E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, sherr mes të dënuarve në burgun e Drenovës, 1 i plagosur

KORCE – Një i dënuar në burgun e Drenovës u plagos mbrëmjen e së mërkurës në ambientet e ajrimit.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes dy të dënuarve Aurel Nazifi dhe Olger Mustafaj. Shkak i ngjarjes mendohet se ka qenë një konflikt i nisur 6 muaj më parë mes dy të dënuarve, për arsye banale.

Burime nga burgu i Drenovës bëjnë të ditur se njëri prej të burgosurve, Aurel Nazifi, ka marrë plagë të lehta dhe është dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›