E Shtunë, 31 Tetor 2026

Artistët: Projekti mural për Tiranën ndihmoi Edi Ramën të fitonte (VIDEO)

rama-aTiranë- Në fund të qershorit votuesit shqiptarë zgjodhën Edi Ramën, kreun e Partisë Socialiste të vendit, si kryeministër të ardhshëm të tyre dhe trashëgimia e tij si një artist dhe kampion i veprave muraleve publike ndihmoi atë të fitonte zgjedhjet.

Kështu e nis artikullin e saj ‘Bloouin ArtInfo” e cila shton se Rama, i cili dha mësim në Akademinë e Arteve të Shqipërisë dhe babai i të cilit ishte një skulptor, ishte një piktor i suksesshëm gjatë viteve 1990, i cili mbajti evente solo në Galerinë Janosh të Nju Jorkut, Pallatin Jalta të Frankfurtit dhe vende të tjera në Evropë dhe Amerikë.

“Gjatë kohës së tij si kryetar i bashkisë së kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës, ai fitoi popullaritet të gjerë – edhe duke fituar titullin Kryebashkiakut të Botës 2004- në sajë pjesërisht të projektit të tij publik mural për të rilyer shumë ndërtesa të braktisura nga epoka sovjetike të vendit me ngjyra të ndritshme”,-thotë artikulli.

Rama ishte kryebashkiak i Tiranës nga viti 2000-2011, para të cilit ai ishte Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për tre vjet. Gjatë qëndrimit të tij si kryetar bashkie ai vuri në vend master-planin e qytetit të Tiranës, mbikqyri zhvillimin e një rrjeti të gjerë të korsive të biçikletave dhe inicioi projektin mural. Për Bienalen 2003 të Tiranës, bashkë-kuratorët Hans Ulrich Obrist dhe artisti Anri Sala ftuan artistë të njohur botërisht për të kontribuar në programin mural, me Ólafur Eliasson, Rirkrit Tiravanija, Dominique Gonzalez Foerster, dhe Liam Gillick si kontribues.

“Edhe pse Rama nuk ka qenë një artist praktikues profesional për më shumë se një dekadë, ai ende pikturon personalisht – siç thotë ai në videon e më poshtë Talk Ted – ndonëse hobi i tij mbi artit mund të jetë mënjanuar kur ai të marrë detyrën në muajin shtator. Sipas faqes së tij në Wikipedia, arti nuk është profesioni i vetëm i Ramës: Ai thuhet se ishte një anëtar i ekipit kombëtar të Shqipërisë në basketboll. S’ka dyshim aftësitë e tij në fushë dhe në kanavacë do t’i shërbejnë edhe në rolin e tij të ri”,-përfundon shkrimi.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›