Shkoder, bien permbytjet
Shkoder- Shifrat e demeve ne Qarkun e Shkodres nga permbytjet e diteve te para te muajit janar dje kane pasur qendrueshmeri, duke mos shenuar siperfaqe te tjera nen "pushtetin" e ujerave. Nderkohe qe numri i te evokuarve eshte rritur me rreth 50 persona, ne zonat me problematike si Dajci apo Mali i Jushit. Gjithsesi mbetet problematike situata edhe ne periferi te qytetit, si dhe lagjet "Salo Halili", zona e Ures se Bunes dhe lagjja "Xhabie", per shkak edhe te bllokimit te kanalizimeve. Ministria e Brendshme raportoi mbreme te njejtat shifra si gjate dites se diel per nivelin e permbytjeve, me 10.400 ha toke nen uje dhe 2.499 banesa te demtuara. Ndersa numri i banoreve te shpetuar nepermjet evakuimit, ka arritur ne shifren e 4.800 personave deri dje ne mbremje. Madje per evakuime jane angazhuar forca speciale greke dhe ato maqedonase.
Kryeministri Sali Berisha, kerkoi dje ne mbledhjen e Komitetit Nderministror te Emergjences Civile te mbajtur ne Shkoder, angazhim maksimal duke vleresuar punen e deritanishme ne operacionet e evakuimeve dhe masave te marra. Aktualisht prioritet mbetet thellimi i lumit Buna per te terhequr ujin dhe ulur nivelin e tij dhe ndertimi i argjinaturave ne Dajc apo Dobrac, per te shmangur demet e tjera. Nga Drejtoria e Ndermarrjes e Ujesjellesit qytet, jane marre pompat e ardhura nga Maqedonia dhe jane derguar tek stacioni i pompave ne Dobrac. Po kryhen operacione ne terren per ruajtjen dhe sigurimin e argjinaturave, akseve te rrugeve, urave, si dhe shperndarjen e ndihmave ushqimore, apo evakuimin e komunitetit nga zonat e permbytura.
Nga strukturat e ushtrise po kryhen operacionet e dergimit te ndihmave ushqimore te Rezervave te Shtetit ne Komunen Dajc, Velipoje, Guri i Zi, Berdice, Ana Malit, Bushat dhe bashkine Shkoder, mbi bazen e urdhrit te dale nga Komiteti Nderministror. "Strukturat e huaja te ardhura nga Kosova, Maqedonia, Sllovenia, Greqia, Italia, te akomoduar prane repartit Vau Dejes, kane marre detyrat konkrete per te nderhyre ne zonat e permbytura", njoftoi dje Ministria e Brendshme. Po keshtu ka vijuar puna nga Drejtoria e Rrugeve per piketimin dhe vendosjen e kufizuesve ne akset e rrugeve te permbytura. Nga Drejtoria e Ushqimit dhe shtabi, jane shperndare 36 mije tone me ushqime, vesh-mbathje apo ilace dhe uje te pijshem.
Jane akomoduar ne hotele e qendra pritje rreth 600 persona nga rreth 5 mije te evakuuar, kryesisht kane pranuar strehim banore te lagjeve te qytetit, kurse pjesa tjeter eshte strehuar tek te afermit. Gjendja ne hidrocentrale sipas Komitetit, vjen duke u permiresuar, pasi Fierza ka rene ne 191 metra, cdo ore bie me 1-2 centimetra, duke ulur dhe shkarkimet.
Brigada Ajrore kane kryer fluturime te shumta, ku helikopteret BO-105 kane transportuar 25 tone ndihma drejt zonave te permbytura, kurse helikopteret CH-47 kane kryer gjithsej 6 misione, duke shperndare 16,5 tone ushqime.