E Shtunë, 31 Tetor 2026

I ftohti, nxenesit ngrohen me fryme

Sistemi i ngrohjes nuk eshte i aplikuar ne pothuajse te gjitha shkollat nentevjecare dhe te mesme te kryeqytetit. Pavaresisht temperaturave te uleta qe ofron dimri, nxenesit jane te detyruar te vazhdojne mesim neper klasa ku ngrohja mungon. Nga nje vezhgim i realizuar dje, ne shkollat "Aleks Buda", "Teknike Elektrike" dhe "Ahmet Gashi" sistemi i ngrohjes mungon. Kete nuk kane hezituar ta pohojne si nxenesit dhe mesuesit e ketyre shkollave.
Ankesat
Pavaresisht dimrit te ngrohte qe ka qene kete vit, ditet e fundit duket se i ftohti polar ka perfshire kryeqytetin. Por, shumica e shkollave ne Tirane nuk kane pasur sistem ngrohjeje. "Nuk kemi pasur asnjehere sistem ngrohjeje ne shkolle. Me aq sa di une, vetem dy klasa perdorin ngrohes, por jo gjithmone. Ndersa klasat e tjera nuk e perdorin asnjehere", pohoi per gazeten " Koha Jone" Aleksander Buca, maturant ne shkollen "Aleks Buda". Edhe ne keto dy klasa ku ofrohet ngrohja, kane qene vete nxenesit te cilet i kane siguruar privatisht mjetet ngrohese. Ndersa mesuesit e kesaj shkolle nuk kane pranuar te flasin lidhur me kete ceshtje, nxenesit e kesaj shkolle jane shprehur se ne shkollen e tyre nuk ka pasur ndonjehere sistem ngrohjeje dhe klasat, qe shume rralle perdorin ngrohes te thjeshte, jane te pakta. I njejti problem ndeshet edhe ne shkollen 9-vjecare "Ahmet Gashi". Nxenes te kesaj shkolle treguan se ne klasat ku bejne mesim, nuk ka ngrohje. Ata jane te detyruar te vishen sa me trashe dhe te qendrojne ashtu edhe brenda klases.
Ngrohja
Edhe pse nuk ka sistem ngrohjeje ne disa prej shkollave te kryeqytetit, ka nga ata persona qe nuk e shikojne si domosdoshmeri ekzistencen e tyre. Madje per ta, dimri eshte i perballueshem edhe pa ngrohje. Flamur Mehmeti eshte nendrejtor i shkolles "Teknike Elektrike", ne kryeqytet. Ai tregon se ka pothuajse kater vite qe punon ne kete shkolle dhe nuk ka pasur sistem ngrohjeje. Me tej ai shton, se kushtet kane qene te ngrohta dhe nuk eshte ndier ndonjehere domosdoshmeria per te futur sistem ngrohes."Kur ka qene shume ftohte, ne disa klasa jane perdorur ngrohes te thjeshte. Kjo eshte nje shkolle qe me kohe ka planifikuar shpernguljen nga ketu, andaj nuk jane bere financime ne te",-tha Mehmeti. Por, edhe pse nuk kane ngrohes ne shkolle, nxenesit e kesaj shkolle pohojne se nuk jane ankuar asnjehere, pasi nuk e kane ndiere te nevojshme te bejne nje gje te tille. "Nuk kemi menduar ndonjehere te ankohemi. Pjesa me e madhe e nxenesve ne kete shkolle, per te mos thene te gjithe, jemi cuna dhe si rezultat nuk jemi shume te ndjeshem ndaj te ftohtit. Per me teper qe edhe klasat nuk jane te ftohta. Kur mbushen me nxenes, ato arrijne nje temperature normale qe nuk e ben te domosdoshme te pasurit e nje sistemi ngrohes", u shpreh Jetmiri, nxenes i vitit te 3-te ne shkollen "Teknike Elektrike". Mungesa e sistemit te ngrohjes ka bere qe nxenesit e shkollave nentevjecare dhe te mesme te mos kene alternative tjeter, vecse te zhvillojne mesim ne temperaturen qe krijohet nga fryma e njeri-tjetrit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›