Part-time, shpallen fituesit e Filologjikut
Fakulteti i Histori-Filologjise ka shpallur fituesit e fazes se dyte per sistemin me kohe te pjesshme. Pas vendeve te mbetura bosh, Ministria e Arsimit dhe Shkences mori vendimin per te rihapur edhe nje here regjistrimet, ne ato fakultete ku kishte ende kuota te lira per studimet part-time, pikerisht 478 vende bosh. Fakulteti i Histori-Filologjise ka mbyllur keto aplikime nderkohe qe universitetet e tjera aktualisht kane shpallur listat e aplikanteve, te cilet kane te drejte te bejne animime, ne rast se nuk jane te kenaqur me ato cka u eshte dhene ne liste. Pas shpalljes se fituesve do te nise edhe regjistrimi i tyre. Gjate diteve ne vazhdim, duke filluar nga sot do te behen publike edhe fituesit e universiteteve te tjera sic eshte Ekonomiku, Shkencat Sociale, Shkencat e Natyres. Nderkohe e njejta, procedure po ndiqet edhe ne universitetet dhe fakultetet e tjera te vendit, ku ka kuota te lira te sistemit me kohe te pjesshme. Per sa i perket regjistrimit te fituesve ato do te kryhen nga data 11 ne daten 14 janar, nga ora 08:00 ne oren 16:00 prane sekretarive mesimore. Per vitin akademik 2009-2010, te jene 6.145. Sipas vendimit te qeverise, kuota totale e pranimeve do te ndahet ne kater drejtime te vecanta. Me konkretisht, kuotat e pranimeve te reja, ne programet e studimit te ciklit te pare, me kohe te pjesshme do te jene 5.905; Kuotat e pranimeve te reja, ne programet e studimit te ciklit te pare, te edukimit ne distance, 40; Kuotat per transferim studimesh, 100; Kuota per shqiptare nga trojet jashte kufijve te vendit dhe per shtetas te tjere te huaj, 100. Nderkohe per sa u perket tarifave te studimit, ato gjate ketij viti kane pasur nje rritje. Ajo qe vihet re eshte disniveli ne pagesat qe do kryhen mes degeve te kerkuara dhe atyre me pak te kerkuara. Por ndersa pritej qe keto raporte te ishin ne favor te fakulteteve jo fort te ndjekura, duket se ka ndodhur e kunderta. Tarifat e shkollimit per studimet me kohe te pjesshme, variojne nga 99.000-153.000 leke(te reja), per te gjithe ata qe nuk kane fituar nje shkolle te larte. Ndersa per studentet qe e kane nje universitet dhe duan te ndjekin nje te dyte, pagesat jane jo pak te kripura. Ato shkojne nga 153.000-360.000 leke.
Dokumentacioni i nevojshem per aplikantet eshte:
Fotokopje te noterizuar te defteses se pjekurise se shkolles se mesme, ose fotokopje te noterizuar te ndonje diplome tjeter studimi te fituar jashte vendit, te vleresuar te barazvlefshme me te.
Dokument identifikimi (karte identiteti ose pasaporte). Ne dosje te mbahet fotokopja e kartes se identitetit ose pasaportes.
2 fotografi personale.
Mandat arketimi i tarifes se regjistrimit prej 1.500 leke.
Deklarate qe verteton se kandidati nuk ndjek ndonje program tjeter studimi me kohe te plote ose me kohe te pjesshme.