Shkoder bllokohet ne uje autobuzi me 15 pasagjere

Nje autobuz me 15 pasagjere ka mbetur e bllokuar ne uje ne aksin rrugor Shkoder-Mnele si pasoje e daljes se lumit ne rruge. Ngjarja ka ndodhur ne vendin e quajtur Gjinaj te fshatit Mnele ku autobuzi me targa SH 9434 C me drejtues shtetasin Preng Marku ka mbetur i bllokuar ne uje si pasoje e vershimit te lumit ne rruge.
Menjehere ne vendin e ngjarjes kane mberritur menjehere forcat e policise te cilet u kane dhene ndihmen e duhur te gjithe pasagjereve dhe nuk ka asnje te lenduar.
Nderkohe sipas policise po punohet edhe per nxjerrjen e automjetit nga uji.