E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debatet më pikante të seancës së djeshme për buxhetin

Emirjon Senja

Deputetët e opozitës folën një nga një duke kundërshtuar buxhetin ndërsa ata të mazhorancës dhe ministrat folën në mbrojtje të tij. Shekulli ka përzgjedhur disa nga debatet më pikante

Diskutimi i buxhetit të vitit 2012 është shndërruar në një maratonë ku kanë marrë fjalën pothuajse të gjithë deputetët e pranishëm. Seanca e nisur në orën 10 e 36 minuta të paradites ka vazhduar pa asnjë sekondë pushim deri pas mesnate. Deputetët largoheshin grupe, grupe për kafe ose për drekë, por salla nuk mbeti në asnjë rast bosh.

Deputetët e opozitës folën një nga një duke kundërshtuar buxhetin ndërsa ata të mazhorancës dhe ministrat folën në mbrojtje të tij. Pas pothuajse çdo deputeti të opozitës fliste edhe kryeministri Berisha (nëse ndodhej në sallë). Shekulli ka përzgjedhur disa nga debatet më pikante të seancës së djeshme.

Debatet pikante gjatë seancës:

Sali Berisha: Po punohet seriozisht për energjinë e erës, për ndërtimin e parqeve eolike madje, grupet e punës po shohin edhe mundësinë e biokarburanteve..

Reagojnë nga salla: Po sdo kesh më vend për arrorët pastaj…

Sali Berisha: Do mbillen miliona dru frutor. Në mbarë vendin është ndezur një pasion i papërmbajtshëm për mbjelljen e drurëve frutorë. Flini ju, vetëm kur një ditë të zgjoheni do shihni pyje. Shkoni shihni në Berat, shikoni plantacionet e ullinjve..

Erjon Braçe: Po leri ato se i ka bërë Enveri, shiko plantacionet e Lazaratit ti, atë bëj

Fatmir Toçi: Për të qeshur apo për të fyer Vlorën në zërat analitikë të buxhetit të 100 vjetorit të themelimit të shtetit i jepen Vlorës vetëm tre milionë lekë për rikonstruksionin e Muzeut të Pavarësisë, si dhe 500 mijë lekë për pajisjet e nevojshme të këtij muzeu.

Sali Berisha: Ske faj ti, sta dha ty Kurbanin ai, ja dha Dudajt. I nderuar deputet, gjatë fjalimit, të lutem mos më drejto pyetje se më kujton gafën historike që bëre me monumentin e 100 vjetorit, dole dhe u the shqiptarëve se monumenti i 100 vjetorit është monumenti i pavarësisë. Monumenti i pavarësisë është monumenti i pavarësisë, monumenti i 100 vjetorit është monumenti i 100 vjetorit të pavarësisë dhe me këtë dëshmove se as vlonjat, as shqiptar tamam nuk je.

Erjon Braçe: Po normal, se është akoma ai (Ferdinand Xhaferri) duke kërkuar eshtrat e Ismail Qemalit.

Erjon Braçe: Qeveria po mobilon me kushtet më të mira vilën e Kryeministrit Berisha në Vlorë (publikon kushtet e kontratës për mobilimin e Vilës Qeveritare në Vlorë). Çdo punonjës administrate duhet ta dijë që qeveria do ta paguajë me më pak lekë për këtë vit.

Arben Malaj: Vota ime kundër këtij buxheti, është votë kundër rrënimit të qytetarëve, është votë kundër dështimit tuaj që do ta pësojnë qytetarët.

Arben Ahmetaj: Vetëm me rritjen e taksave, Saliu merr 500 milionë dollarë qytetarëve në vit. Çdo pensionisti i merr 400 lekë në ditë. Po ju merrni të sëmurëve vetëm nga rritja e taksave për ilaçet nga 20 milionë euro në vit. Sipërmarrësit shqiptarë kanë paguar 30 % më shumë taksa të larta. Z. Kryeministër, të sfidoj, të ftoj të rrisësh taksën e rrogës tënde dhe timen dhe tia ulësh mësuesve dhe infermierëve

Sali Berisha: Po ju citoj disa rreshta të një shkrimtari. Kravatën time më të mire do ia lidh kalit të parë që do më dalë para. Ju sjell këtu Tiranën. Qytetarëve të Tiranës u kushtoi 5 mijë dollarë një pemë me qeverisjen tuaj vendore. Mblidhnit taksën e gjelbërimit, por nuk thoni dot pyllëzuam Tiranën. Shko shikoje sheshin, mori drejtimin e zhvillimit jeshil. Volët taksat e gjelbërimit dhe nuk mbollët dot asnjë pemë. Nga betoni kaloi në shesh të gjelbëruar. A e kuptoni se çfarë ishte piramida apo jo? Piramida nuk ndërtojmë më. Nuk bëjmë kurbane e rite të vdekjes. Ne kemi ritin e jetës. Atëherë më sulmuat kur fola për Harry Poter po tani që ju mbiu Kurbani tek dera e partisë? E merrni me detyrim dhe e lexoni me detyrim librin. Ja pra që ju mbiu Kurbani juve.

Ben Blushi: Kollares po i vure llastik e var ku te duash. Po flet për taksat, por si ka mundësi, vetëm dyqani i Saliut nuk taksohet. Ai sheshi është bërë mirë se më jep mundësi të shkoj në shtëpi 5 minuta më shpejt në shtëpi por a mund të ma thotë njeri si të shkoj më tek monumenti i Skënderbeut? Po pati mundësi Saliu të shkojë tek monumenti pa hequr këpucën jam gati ta ndjek dhe unë. Skënderbeu nuk duket nëse ka hipur mbi kalë apo mbi lopë dhe duket sikur po ha barë.

Sali Berisha: Sipas jush, i bie që 97 % e shqiptarëve janë të varfër kurse ju jeni në krye të tyre, jeni kurora. Po lërini ore këto, po vazhduat kështu do më lini edhe vite të tjera në pushtet ju mua, më shumë nga ato që kam deklaruar.

Ervin Koçi: Në Fier këshilltarëve socialistë po i u bëhet presion dhe terror për kryetarin e Këshillit të Qarkut..

Sali Berisha: Nëse nuk do të ishim në një shtet policor, do ju thosha që edhe ju ushtruat terror kur ish-nën kryetari i partisë sime kur votoi Kryetarin tuaj dhe ju e duartrokitët. Secili mund të votojë si e ndjen. Ti duhet të dish se lideri mund të jetë i mirë ose i keq, por mbi të gjitha duhet të frymëzojë. Pse largohen nga unë ata që largohen? Sepse unë ata nuk i frymëzoj dot.

Pse ju vjen keq juve kur unë ju them do të bëhemi si Zvicra, ke qenë ndonjë herë në Zvicër ti, ke qenë (i drejtohet Ervin Koçit)?

Ervin Koçi: Jo! (Shpërthejnë të qeshura në sallë)

Blushi: Borxhi publik të kufizohet me ligj

Deputeti socialist Ben Blushi ka kërkuar që Shqipëria të vendosë me ligj nivelin maksimal të borxhit që mund të marrë pasi pikërisht këto borxhe po bëhen shkak i rrënimit të ekonomisë të shumë vendeve. Borxhi sot po zhyt ekonominë e Evropës sepse qeveritë paraardhëse nuk ditën ti vënë kufi. Ka ardhur koha për të kufizuar me ligj ndoshta dhe me Kushtetutë ndoshta. Është debat që duhet bërë në Kuvend. Borxhi publik kufizon jo vetëm këta që janë sot në pushtet, por ndoshta dhe ne nesër. Dëgjova mbrëmë ministrin që duke qeshur tha se edhe mund të rritet borxhi publik. Çështja është që borxhi të mos trashëgohet. Pritet të vijë në parlament një recetë për borxhi, privatizimet. Nuk kam gjë kundër privatizimeve, por ato nuk mund të bëhet kur Evropa është në krizë, kjo është koha më e keqe për shitje,- tha Blushi.

Ai shpjegoi edhe paketën fiskale të opozitës duke thënë se baza e saj nuk është ajo që thitë mazhoranca se do i vihen taksa vetëm të pasurve. Ne nuk themi që duhet të ngarkohen të pasurit, ne themi që duhet të çlirohen të varfrit. Ky është problemi. Se ky buxhet është ngritur mbi punën dhe jo mbi kapitalin, mbi fitimin. Dhe taksën e korrupsionit, paaftësisë, padrejtësisë sociale e paguajnë të varfrit e Shqipërisë që janë 90 % e tyre. Pyetja është pse të varfrit duhet të paguajnë më shumë detyrimin që lind nga paaftësia e qeverisë, korrupsioni dhe mbështetja e të pasurve, mbështetja e një klientele të pasurish. A ka sot në Evropë një shoqëri më të padrejtë, një shoqëri e cila takson njësoj kapitalistin dhe punëtorin e tij,- tha Blushi.

Buxheti, Berisha përplaset me deputetët e PS për varfërinë

Rritja e mirëqenies së qytetarëve mori një pjesën më të madhe të debateve të djeshme në Kuvend për miratimin në parim të buxhetit të vitit 2012. Duke paraqitur shifra dhe analizuar ato sipas preferencave të tyre, të gjithë deputetët përmenden këtë aspekt t

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›