E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, droga, arrestohet kryeplaku i komunës Pult

Kështu është arrestuar shtetasi, Mëhill Demaj, pasi akuzohet nga policia për mos kallëzim të krimit.

Gjithashtu janë arrestuar edhe dy punonjës të policisë pyjore, Gjergj Prozhmi dhe Gëzim Hagrepi. Arrestimi i tyre u bë pasi policia ka asgjësuar një sasi prej 1550 bimë lëndë narkotike e dyshuar Kanabis Sativa.

Droga e mbjellë u konstatua në vendin e quajtur Lugina e Qutit, në fshatin Bruçaj, komuna Pult. Për të tre të ndaluarit rëndojnë akuzat "Moskallzim të krimit" dhe "Kultivim të lëndëve narkotike".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›