Shkodër, e akuzon për magji, godet me sëpatë kunatën
Një grua ka mbetur e plagosur mbrëmjen e shkuar nga goditja me sëpatë nga kunati i saj. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Nënshtat të Shkodrës, kur 36-vjeçarja Ana Cuku ka mbetur e plagosur rëndë nga kunati i saj Pjetër Cuku 41-vjeç. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të autorit me të dëmtuarën, ku Pjetër Cuku, i cili ka një fëmijë të paralizuar ka akuzuar kunatën e tij si shkaktare të sëmundjes së fëmijës dhe ka rrëmbyer një sëpatë me të cilën e ka goditur disa here. Të afërmit e familjes, kanë dërguar menjëherë në spitalin e Lezhës, të plagosurën, e cila më pas është transferuar në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia ka bërë dokumentimin ligjor të ngjarjes dhe ka mundur të kapë autorin e saj, 41- vjeçarin Pjetër Cuku i cili akuzohet për plagosje të rëndë me dashje. 41-vjeçari ka pranuar autorësinë e ngjarjes, duke deklaruar se kunata e tij ishte shkaktare e sëmundjes së fëmijës së tij pasi ajo i kishte bërë "magji".