E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, arrestohet një shitës droge

Një shitës droge është arrestuar të shtunën nga policia e Durrësit, pasi shiste me qeska të vogla lëndë narkotike, e dyshuar si heroinë. Enver Braushaj,23-vjeç është arrestuar orët e pasdites së mbrëmjes së shkuar, i cili kishte me vete 18 qese me nga 0.3 gram droge. Sipas policisë, ky shtetas ruhej prej kohësh, deri sa u kap sot në flagrancë duke shitur tek klientët e tij, sasirat e porositura të heroinës. Arrestimi i tij u bë në lagjen nr.12 të qytetit të Durrësi. Në total atij iu kapën 18 qeska me një sasi prej 6 gramësh ne total, e cila u sekuestrua nga policia si provë materiale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›