Shkodër, e godet rrufeja, vdes një 50 vjeçar
Nje 50 vjecaripasi kishte mbaruar orarin e punës në qytetin e Shkodrës ka qënë duke u kthyer në shtëpinë e tij ne fshat, por një shkrepje e papritur vetëtime i ka shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.
SHKODER-Një 50 vjeçar me banim në fshatin Bardhaj të rrethit Shkodër ka mbetur i vdekur në orët e mbasditës së sotme pas një vetëtime që ka shkrepur në mënyrë të shpejtë pas prishjes së papritur të motit. Burime pranë komisariatit të policisë së Shkodrës thanë se viktimë e rrufesë ka mbetur shtetasi Loro Ndreca, 50 vjec, i lindur në fshatin Mazrrek dhe me banim në fshatin Bardhaj, pak kilometra larg qytetit të Shkodrës. Nga të njëjtat burime mësohet se Ndreca pasi kishte mbaruar orarin e punës në qytetin e Shkodrës ka qënë duke u kthyer në shtëpinë e tij, por teksa kalonte pranë urës së Bardhajve mbi lumin Kir, një shkrepje e papritur vetëtime që ka ardhur si rezultat i prishjes së motit i ka shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.
(d.b/BalkanWeb)