E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Kartat”, nuk nis procesi në disa komuna të Elbasanit

Në disa prej komunave të Elbasanit, procesi i aplikimit për karta nuk ka filluar ende. “News24” ka asistuar në këto komuna ku ka ngërç të këtij procesi. Banorë të komunave Klos, Grekan, Fierzë e Tregan shprehin shqetësimin për mos fillimin. 

ELBASAN- Në një pjesë të madhe të komunave në Qarkun e Elbasanit, procesi i aplikimit për karta identiteti nuk ka filluar ende .Në disa të tjera ky proces po ecën me ritme të ngadalta duke u shoqëruar me probleme serioze. Sipas burimeve zyrtare në komunat në të cilat ky proces nuk ka filluar ende kanë mbërritur paisjet, por nuk është e qartë se kur do të fillojë puna për tu hapur dritën jeshile aplikuesve të cilët po presin ta kryejnë procedurën dhe të kenë në dorë më pas letërnjoftimin elktronik.

“News24” ka ndjekur ecurinë e këtij procesi në komunat Klos, Grekan, Fierzë e Tregan ku banoret shprehin shqetësimin e tyre për mos fillimin e punës përsa i takon aplikimit për letërnjoftimin elekronik. Në komunën e Klosit janë mbi tre mijë shtetas të cilët do të aplikojnë për letërnjoftimin elektronik, por afatet e paralajmëruara për fillim e procesit kanë kaluar me kohë nuk është akoma e qartë se kur do të nisin aplikimet e para.

Edhe ne komunën e Grakanit mbizotëron e njënjta situatë. Sekretari i komunës Grekan Qemal Rusta pohon se listat e 850 shtetasve që nuk disponojnë pasaportë janë shpallur me kohë, por procesi edhe pse ishte lajmëruar se do të niste që në mesin e muajit prill nuk ka filluar ende. Ai hedh dyshimin se vonesa mund të jetë e qëllimshme pasi komuna e Grekanit njihet si bastion e të majtës gjë që kundërshtohet nga autoritetet shtetërore.

Ndërsa në komunën Fierzë, mjaft të shqetësuar janë emigrantët e kësaj komune të cilët kanë ardhur për të aplikuar për letërnjoftimin elektronik prej kohësh, por procesi nuk dihet se kur do të fillojë.

Edhe në komunën e Treganit, deri në fillim jave procesi ishte shoqëruar me probleme të cilat janë prezente edhe në Komunat Funar, Labinot Mal dhe mjaft të tjera. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›