E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veliaj në Sharrë, prezanton programin e G99

Krijimi i kushteve për emigrantët që të votojnë, rritja e buxhetit të arsimit dhe krijimi i politikave favorizuese për punësimin e të rinjve do të jenë 3 prioritetet e G99 të cilat do të përmbushen nga koalicioni me PS pas zgjedhjeve. 

TIRANE- Kreu i grupimit politik “G99” Erjon Veliaj, zhvilloi një takim me banorët e Sharrës në Tiranë ku edhe shpalli tre prioritetet e këtij grupimi, të cilat do të përmbushen nga kolicioni qeverisës me Partinë Socialiste pas përfundimit të zgjedhjeve. Sipas kreut të këtij grupimi krijimi i kushteve për emigrantët që të votojnë në zgjedhje, rritja e buxhetit të arsimit dhe krijimi i politikave favorizuese për punësimin e të rinjve do të jenë 3 prioritetet kryesore të “G99” pas zgjedhjeve. Duke qëndruar tek zgjedhjet Veliaj u shpreh se “G99” ka arritur deri më sot të renditet si forcë e 4-ët politike në Shqipëri, por kjo nuk do të ndalojë përpjekjet që ky grupim të renditet në zgjedhjet e 28 qershorit force e 3 në vend.
Gjithashtu Veliaj ripërsëriti në këtë takim edhe një herë kërkesën që kartat e identitetit të jepen falas në mënyrë që vota e shqiptarëve të mos taksohet nga qeveria.
Në fund të takimit për të pranishmit u shpërndanë disa aplikime nëpërmjet të cilave “G99” kërkon të rrisë bashkëpunimin me qytetarët në mbarë vendin. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›