E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thellim të bashkëpunimit me Egjiptin

Në takim u vlerësua miqësia tradicionale midis dy vendeve dhe u rikonfirmua vullneti i dy vendeve e qeverive për të zgjeruar e thelluar bashkëpunimin në të gjitha fushat, me interes reciprok.

Në këtë kontekst, Kryeministri Berisha shprehu falënderimet për mbështetjen që Egjipti dhe Fondi Egjiptin i Bashkëpunimit Teknik ka dhënë e vijon të ofrojë në një sërë projektesh të rëndësishme, për kualifikimin e nëpunësve të administratës shqiptare.

Ambasadorja Gomma i shprehu Kryeministrit vlerësimet për zhvillimet e mëdha që Shqipëria ka njohur gjatë kësaj periudhe, si dhe e uroi për arritje të tjera në misionin dhe punën e qeverisë për zhvillimin e modernizimin e mëtejshëm të Shqipërisë. Pas takimit, Kryeministri Berisha shtroi një drekë për nder të ambasadores Gomma, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të tjerë të trupit diplomatik në Tiranë, e cila kaloi në një atmosferë të ngrohtë e miqësore./Start/

                                                                                             2012-08-23 13:48
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›