E Shtunë, 31 Tetor 2026

Panariti vizitë dyditore në Australi

Zyra e shtypit e MPJ-së bëri të ditur se gjatë vizitës që do të zhvillojë në Australi, ministri Panariti do të ndalet në nevojën e zgjerimit të kontakteve në fusha të ndryshme, si dhe në interesimin e Qeverisë shqiptare për të nxitur bashkëpunimin midis dy vendeve në fushën ekonomike, por edhe në fusha të tjera me interes të ndërsjellë. 

Gjatë kësaj vizite ai do të zhvillojë takime me Presidentin e Senatit, z. John Hogg, ministrin për Punët e Jashtme, z. Bob Carr, Kryetarin e Grupit Parlamentar i Miqësisë Shqipëri -Australi, Dick Adams, si edhe me Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit Australian, Peter Slipper. Ministri Panariti do të zhvillojë një takim edhe me diasporën shqiptare në Australi. /Start/

                                                                                             2012-08-23 11:26
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›