Shkodër, ekzekutohet me armë zjarri 50-vjeçari Gjon Gjeka
Të tjera rreth shkrimit FOTO-Trupi i viktimës në vendngjarje
SHKODER - Një vrasje me armë zjarri është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Shkodrës. Nga informacionet paraprake mësohet se viktima quhet Gjon Gjeka, banues në lagjen Bardhaj, në periferi të qytetit, i cili është ekzekutuar në vendin e quajtur “Ura e Thive”.
Viktima është rreth 50 vjeç dhe dyshohet të ketë precedentë penal në ngjarje që i përkasin vitit 1997. Dyshohet se pikërisht këto ngjarje janë edhe shkaku i atentatit ndaj 50-vjeçarit, në të cilin janë përfshirë dy persona, që i janë afruar viktimës me një motoçikletë.
Gjeka është qëlluar me tre plumba në momentin që ka dalë nga shtëpia. Kohët e fundit ai ishte i përfshirë edhe në aktivitetin e pajtimit të gjaqeve, ndërkohë që mësohet se në vitin 2002 është akuzuar për mashtrimin e një tregtari nga Durrësi.
Forcat policore kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(Në foto: trupi i viktimës në vendngjarje, mbuluar me çarçaf)
(im/shqiptarja.com)