E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder ekzekutohet nipi i Ermir Kocise

I zënë pritë te vendi i plehrave, ku si zakonisht do shkarkonte mbeturinat.
Sapo zbret nga kamionçina, e ekzekutojnë me breshëri kallashnikovi, duke e lënë të vdekur në vend.

48 vjecari Kujtim Kraja banore i lgajes Tebe, baba i dy fëmijëve u vra pranë Varrezave të Dëshmorëve në qytetin e Shkodrës.
Viktima kushëri i parë me Edmir Koçinë i ekzekutuar në nëntor të vitit të kaluar, u qëllua nga dy persona të maskuar që ndodheshin në një motorcikletë.
Policia nuk ka emrat e autorëve të ketij krimi, por ka shoqëruar disa persona që mblidhnin mbeturina dhe skrap tek varrezat.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja është pasojë e një hakmarrjeje, që pas vrasjes së Koçisë ka nisur të aktivizohet. Policia ende nuk ka autorë as për vrasjen e ish të fortit të Shkodres, Emir Koçia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›