Vlore nje grabites ne pranga

Një tjetër grabitës ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, si rezultat i operacionit koduar “Sfida 4”, i cili ka nisur ditë më parë. 22 vjeçari Emiljano Aliaj, i shpallur në kërkim si pjesë e një grupi, i cili kryente grabitje me armë u arrestua orët e para të ditës së sotme. Burime zyrtare nga policia thanë se Aliaj është personi i nëntë i përfshirë në grupin e hajdutëve që vidhnin me dhunë dhe armë, në banesa, lokale dhe shkolla. I ndaluari është pjesë e bandës së drejtuar nga Kastriot Aliu, ku në kohë të ndryshme kanë realizuar 25 vjedhje me armë dhe me dhunë, mes tyre vjedhje automjetesh, lokalesh, banesash dhe institucionesh arsimore në qytetin e Vlorës.