E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tufa: Greva po censurohet, ambasadat të na hapin dyert

Ish të përndjekurit politik vijojnë ditën e 28 të grevës ndërsa gjendja e tyre shëndetësore sa vjen e përkeqësohet.
 

Kordinatori i grevës Skënder Tufa në një prononcim për mediat ka bërë sërish thirrje për tu ulur në tryezë për të gjetur një zgjidhje ndërsa ka shtuar se grevistëve po u bëhet presion.
 

"Greva po censurohet në mënyrë ekstreme dhe grevistët po u bëhet presion në mënyrë të hapur. Ne jemi qytetarë dhe duam zgjidhje qytetare. Kjo grevë është pishtari i demokracisë dhe kush fyen këtë grevë ka fyer demokracinë” tha Tufa .

Ai gjithashtu kërkoi ndërhyrjen e përfaqësive diplomatike në vend për të ofruar një vend në territorin e ambasadave ku ish të përndjekurit të vijojnë grevën e urisë.
 

“U kërkojmë përfaqësive diplomatike të na hapin një ambjent brenda ambasadës për të zhvilluar grevën sepse kjo grevë po bëhet në një presion terrori psikologjik” tha Tufa.

Ndërkombëtarët apel për zgjidhje

Ndërkohë ditën e djeshme ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth dhe ambasadorja gjermane Carola Muller-Holtkemper kanë apeluar për gjetjen e një zgjidhje për ish të përndjekurit politikë.
 

Sipas ambasadori Wollfarth ashpërsimi i mëtejshëm i deklaratave politike publike vetëm sa acaron situatën e tensionuar. "Prandaj, unë i nxis të gjitha palët, përfshirë shoqërinë civile, të angazhohen në një diskutim të sinqertë, me qëllim gjetjen e një rruge konstruktive për të ecur përpara" ka theksuar Wollfarth.
 

Ndërsa ambasadorja Holtkemper, ka deklaruar se qeveria duhet të nisë negociatat me grevistët për të gjetur një zgjidhje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›