E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ pritet të shpallë nesër rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve

TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të shpallë të martën rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve te 23 qershorit 2013.

Në mbledhjen e nesërme të KQZ-së do të miratohen edhe modelet e vendimeve dhe dokumentacionit të punës, të cilat do të përdoren nga KZAZ-ja dhe KQV-të për zgjedhjet e pjesshme për kryetar të Komunës Dardhas, Qarku Korçë dhe për kryetarin e Komunës Rrethina, Qarku Shkodër, të datës 1 shtator 2013.

Kolegji Zgjedhor tre ditë më parë realizoi shpërndarjen e mandateve për 12 qarqet e vendit me kërkesë të Partisë Socialiste, si rrjedhoje e mungesës së kuorumit të duhur për këtë vendimmarrje në KQZ-së, fakt të cilin e pranoi edhe ky i fundit.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›