E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvrasje e 77-vjeçarit, rikthen protestat në Athinë

Protesta

Pak orë pasi një pensionit qëlloi për vdekje veten para parlamenti, protestuesit janë mbledhur në kryeqytet dhe kanë nisur të përleshen me policinë.

77-vjeçari vrau veten në sheshin Sintagma të mërkurën në mëngjes. Media greke ka raportuar se ai kishte lënë një shënim ku akuzonte se qeveria i kishte shkurtuar pensionin duke e lënë duke e lënë me xhepa bosh.

Qytetarë të shumtë kanë vendosur lule në vendngjarje ndërsa shumë persona të tjera kanë kontribuar online.

Vendi i vetvrasjes

Mbledhja e qindra demonstruesve ka rikthyer skenat e protestave me shumë njerëz, të cilat janë mbajtur për muaj të tërë në Athinë. Protestuesit kanë hedhur bomba molotov ndërsa policia është kundërpërgjigjur ke gaz lotsjellës.

Depresioni dhe vetëvrasjet në Greqi kanë pasur një rritje pas masave për marrjen e ndihmës. Reuters raporton se në 2010, vetëvrasjet janë rritur me 18% në krahasim me një vit më parë ndërsa vetëm në Athinë janë rritur me 25%. /F.S/

http://www.youtube.com/watch?v=PkfB1HMYoFg

Shënimi i 77-vjeçarit

 Shënimi i Dimitris Christoulas:

Qeveria më ka asgjësuar të gjitha rrugët për mbijetesë, e cila ishte e bazuar në një pension të denjë, për të cilin kisha paguar për 35 vite pa ndihmën e shtetit. Mosha ime është e madhe dhe nuk më lejon rrugë tjetër dinamike për të reaguar… nuk shoh rrugë tjetër të jetës sime përveç këtij fundi me dinjitet, nuk e shoh vetën duke kërkuan ushqim për mbijetesë në kosha plehrash.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›