E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder grabitje me dhune dy te lenduar


Dy persona kane mbetur te demtuar ndersa jane perpjekur te kundershtojne vjedhjen me dhune qe u eshte bere ne oret e para te dites se sotme. Ngjarja ja ndodhur sot rreth ores 03.00 ne lagjen Skenderbeg te qytetit Shkoder pikerisht ne nje lokal privat ne pronesi te shtetasit K. M. Si pasoje e kesaj ngjarjeje kane pesuar demtime me mjete te forta shtetasit Sh. K. 24 vjec dhe F. K. 27 vjec te dy keta banues ne Koplik te Siperm rrethi M. Madhe te cilet aktualisht ndodhen te shtruar ne Spitalin Rajonal Shkoder per te marre ndihmen e duhur mjekesore.

Ne vendin e ngjarjes kane mberritur sherbimet policore dhe grupi hetimor te cilet pas veprimeve te para hetimore konstatuan se shtetasve te demtuar u jane vjedhur me dhune nje shume prej 60 000 lekesh te reja dhe me pas u eshte demtuar dhe mjeti i tyre tip Ford me targe TR 0573 K i cili ndodhej i parkuar perpara lokalit te lartpermendur. Policia ka bere te mundur identifikimin e autoreve te kesaj ngjarjeje te cileve jane
D. L. 28 vjec
S. Sh. 23 vjec
S. A. 23 vjec.

Per shtetasit ne fjale u be shpallja ne kerkim dhe po punohet per kapjen e tyre. Gjithashtu materialet ne ngarkim te tre autoreve te ngjarjes do i kalojne per veprime te metejshme Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Shkoder per vepren penale vjedhje me dhune e kryer ne bashkepunim



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›