Shkodër, i biri plagos të atin pas një debati

Policia lokale bën të ditur se ka arrestuar Jozefin Pepnikun, banues në lagjen “Partizani” të Shkodrës, i cili akuzohet për plagosje e lehtë me dashje dhe armëmbajtje pa leje.
Mësohet se konflikti në familjen Pepniku kishte marrë shkas nga sjelljet problematike të të riut. I shqetësuar nga kjo gjë, kryefamiljari kishte mbajtur qëndrim ndaj të birit, duke i kërkuar që të sillej mirë në shtëpi dhe jashtë saj.
Kjo është shoqëruar me një debat të ashpër mes tyre. Kaq i ka mjaftuar Jozefinit, i cili në sherr e sipër ka marrë pistoletën dhe ka qëlluar me plumb në këmbë të atin.
Nga spitali i Shkodrës bëjnë të ditur se 44-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. /Start/
2011-08-08 11:34