E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, identifikohet e moshuara e mbytur

Trupi i pajete i te moshuarës në lumin Drin, është gjetur nga peshkataret te cilet kane njoftuar menjehere policine. Trupi i pajete eshte derguar menjehere ne morgun e spitalit rajonal te Shkodres, ku edhe u identifikua nga familjaret e saj 

TIRANE-Identifikohet 70 vjecarja që u gjet e mbytur rreth ores 9:00 të mëngjesit të ditës së sotme, në ujrat e lumit Drin te hyrja e qytetit të Shkodrës. Burime nga policia Shkodër bejne të ditur se bëhet fjalë për shtetasen Servete Jegeni banuese në qytetin e Shkodrës në lagjen "Naim Gjylbegu" te ketij qyteti. Trupi i pajete i te moshuarës në rrjedhjen e ujrave, është gjetur nga peshkataret te cilet kane njoftuar menjehere policine e Shkodres. Uniformat blu kane mberritur menjehere ne vendngjarje per te bere te mundur nxjerrjen e viktimes nga ujrat e ftohte, ne kete aksion jane perfshire edhe peshkataret me mjetet e tyre te peshkimit. Trupi i pajete i 70 vjecares eshte derguar menjehere ne morgun e spitalit rajonal te Shkodres, ku edhe u identifikua nga familjaret e saj. Nderkohe, akoma nuk dihen rrethanat e mbytjes se te moshuares ne keto ujëra, policia po punon per zbardhjen e plote te kesaj ngjarje.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›