E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, e djathta rrëzon buxhetin e Bashkisë

Buxheti i Bashkisë së Durrësit për vitin 2009, është bllokuar nga të djathtët. Këta të fundit kanë kërkuar që më parë të paraqiten shpenzimet e vitit 2008. Kështu këshilli bashkiak rrezikon shpërbërjen e tij nëse buxheti nuk miratohet brenda muajit. 

DURRËS- Bllokohet buxheti i Bashkisë së Durrësit për vitin 2009, shkak është bërë kërkesa e grupit të djathtë të cilët kanë kërkuar të mos diskutohet nëse më parë nuk paraqitet realizimi i të ardhurave dhe shpenzimeve të vitit 2008. Sipas kreut të grupit të këshilltarëve të djathtë Seit Kërtusha duhet të sillen realizimet e vitit 2008 e më pas të merren parasysh kërkesat e demokratëve lidhur me arsimin, pastrimin dhe shërbimet e tjera.
Në krahun tjetër të majtët me në krye Roland Xhelilin, e kanë quajtur të pajustifikuar këtë vonesë, e cila sipas tij do të vonojë ende në kohë buxhetin.
Në fund kryebashkiaku Daku ka renditur vështirësitë e aprovimit të buxheteve të shkuara dhe ka kërkuar aprovimin e buxhetit. Në të njëjtën kohë këshilli bashkiak rrezikon shpërbërjen e tij nëse buxheti nuk miratohet brenda muajit. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›