Tiranë, merr flakë pallati, vdes 60 vjecarja
Një 60 vjecare e paralizuar ka vdekur e asfiksuar nga tymi i flakëve që shpërthyen në apartamentin ku jetonte. Ngjarja ndodhi sot paradite në Tiranë. Policia evakuoi edhe banorë të tjerë të këtij pallati.
TIRANE- Zjarri i fuqishëm shpërtheu në katin e tretë të një pallati në kryeqytet dhe i mori jetën një 60 vjecare. Ngjarja ndodhi sot paradite në një pallat pranë shkollës së mesme Petro Nini” në rrugën “Margarita Tutulani” të Tiranës. Forca të shumta të zjarrfikëses kanë mbërritur në vendin e ngjarjes pasi kanë dëgjuar një shpërthim.
Për më shumë se një orë e gjysëm situata ka qenë kaotike, në këtë bllok pallatesh të reja, për shkak të shtëllungave të mëdha të tymit të cilat nuk kanë lejuar lëvizjen e qytetarëve apo të zjarrikësve. Me ndërhyrjen e zjarrfikësve është bërë e mundur thyerja e tarracës mbi hyrjen e shkallëve që ka ndihmuar dhe largimin e tymit, ndërkohë policia ka bërë të mundur evakuimin e banorëve të pallatit me shkallën e zjarrfikëseve. Mes të evakuarve ka qenë edhe një fëmijë 4 vjecar.
Policia thotë se zjarri ka shpërthyer në apartamentin e katit të tretë të këtij pallati. Në momentin kur kanë rënë flakët në banesë ka qenë vetëm një grua 60 vjecarja e cila ishte e paralizuar. Policia thotë se gruaja ka gjetur vdekjen nga asfiksia.
Zjarri dyshohet të ketë nisur në minibufenë që ndodhej në këtë apartament dhe mund të ketë ardhur për shkak të një shkëndije elektrike që mund të jetë shkaktuar nga soba. Në apartament është konstatuar edhe një bombol gazi 8 litërshe e cila fatmirësisht nuk ka shpërthyer.
Policia dhe një grup ekspertësh hetimorë janë në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e zjarrit.
(s.g/BalkanWeb)