Shkodër, kampionati kombëtar i Xhudos për fëmijë
SHKODËR-Në palestrën e Xhudos, në Bashkinë e Vaut të Dejës, Federata Shqiptare e Xhudos zhvilloi sot Kampionatin Kombëtar të grupmoshave nga 6 deri në 15 vjeç, ku mbi 82 fëmijë, përfaqësues të 10 ekipeve, garuan në peshat përkatëse, mes të cilëve më të mirët ishin ato të ekipeve të Vllaznisë dhe Vaut të Dejës.
Në përfundim të aktivitetit, u shpallën edhe xhudistët më të mirë, ku sipas grupmoshave, kampion u shpallën, Ramiz Hyseni i Vllaznisë, Devid Lazri, Anderon Filipi, Roland Vasia, Damian Curri, Manuela Qinari të Vaut të Dejes, Rei Muçollari i skuadrës Rinia, Mustafa Roda, Resti Musallaj, Xhoni Çela dhe Jani Vrenozi të Dinamos, Ermal Laca i Tiranës, Stiven Meqemeja e ekipit Maria Mazarello, Jona Balli e klubit Anton Shkoza dhe Erson Ramaj i klubit Don Bosko.
Ndërsa nga vlerësimet e specialistëve të këtij sporti, juria shpalli si sportitët më të mirë në këtë kampionat, Danid Lazri i moshës 7 vjeçare, Stiven Meqemeja për moshën 9 vjeçare, Damian Curri për moshën 11 vjeçare, Rei Muçollari për 13 vjeçaret dhe Jani Vrenozi për 15 vjeçarët.
(d.b/BalkanWeb)