E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, kapet 30 kg drogë në kufi

Operacioni i koduar “Dërgesa e fundit”, përfundoi me arrestimin e dy shtetasve, përkatësisht Met Gjabri, 34-vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë, si dhe D. Leka, 25-vjeçe, banuese në Tiranë.

Droga po transportohej me një autoveturë tip “Mercedez”, e cila kishte një destinacion në një shtet të Evropës Perëndimore. Goditja e kësaj linje të trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike u organizua falë informacioneve të marra dhe si rezultat i një pune të mirëfilltë policore nga shërbimet e Drejtorisë Rajonale për Kufirin e Migracionin Shkodër.

Ndërkohë, mbrëmjen e së premtes, po në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit, është arrestuar shtetasi Ervis Deti, 37-vjeç, lindur dhe banues në Durrës. Ky shtetas udhëtonte me një automjet tip Peugeot. Gjatë kontrollit të përbashkët me policinë dhe doganën malazeze në mjet iu gjeten 103 pako, me rreth 20 kg, me lende e dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa. Pakot me lende narkotike u gjeten të fshehura në pjesë të ndryshme të mjetit.

“Gjejmë rastin t`ju bëjmë me dije se nga Drejtoria Rajonale për Kufirin e Migracionin Shkodër, aktualisht nuk ka ndërprerë për asnjë moment masat policore e operacionale me qëllim goditjen e krimit të organizuar në përgjithësi e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe aktiviteteve të tjera të kundërligjshme që zhvillohen në dhe nëpërmjet kufirit shtetëror”, thekson policia. /Start/

                                                                                             2012-09-15 09:11
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›