E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Shkodër, konferencë shkencore mbi sfidat dhe perspektivat e turizmit të qëndrueshëm

TIRANË, 6 shkurt/ATSH/ Në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës u zhvillua konferenca shkencore dy ditore Conffour 2025 me temë: “Sfidat dhe perspektivat e zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm”.

Kjo veprimtari u organizua nga Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Shkodrës në bashkëpunim me universitetet shqiptare dhe ndërkombëtare, me Akademinë e Shkencave  dhe me mbështetjen e institucioneve dhe organizatave të ndryshme.

Nga Akademia e Shkencave në veprimtari morën pjesë: kryetari i Komisionit të përhershëm të Ekonomisë, Shkencave Sociale dhe Juridike pranë Akademisë së Shkencave, akad. Anastas Angjeli, dhe anëtarët e këtij komisioni, akad. asoc. Adrian Civici, prof. Klodiana Gorica dhe prof. Nikollaq Pano.

Konferenca u organizua në pesë sesione, ku studiuesit dhe ekspertët diskutuan për:

  • Ndikimin e edukimit rajonal në turizmin e qëndrueshëm;
  • Sfidat e mbiturizmit në Shqipëri – a rrezikojmë ta shndërrojmë turizmin në një sektor të paqëndrueshëm?
  • Rolin e mikrokredisë në nxitjen e sipërmarrjeve turistike;
  • Digjitalizimin e tur-operatorëve si një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të tregut turistik shqiptar, si dhe çështje të tjera që lidhen me turizmin e qëndrueshëm.
1 nga 13

/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›