E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje festival per kompozitoret e rinj

Prej dites se djeshme skena e Akademise se Arteve i eshte kushtuar kompozitoreve te rinj. Pergjate tri diteve Shoqata Artistet e rinj te skenes po organizon edicionin e V-te te Festivalit te Krijuesve te Rinj. Ky aktivitet i vetmi i ketij lloji ne vend synon nxitjen publikimin dhe njohjen e emrave te rinj ne skenen e krijimtarise muzikore shqiptare te atyre qe neser do te jene emrat perfaqesues te muzike sone ne sferat kompozicionale europiane. Ne keto 5 edicione ky festival ka arritur te behet i njohur ne rrafshet universitare dhe artistike te Kosoves dhe Maqedonise si dhe ka si objektiv kryesor shnderrimin e Akademise se Arteve te Tiranes ne nje berthame te promovimit te krijimtarise se re muzikore ne rrafshin ballkanik. Kete vit ky festival i cili ne dy edicionet e kaluara nuk eshte mbeshtetur nga Ministria jone e Kultures mbeshtetet nga fondet e projektit Qyteti i Arteve qe Kryeministri i Shqiperise i akordoi Akademise se Arteve. Festivali u hap dje ne oren 1900 me nje koncert me miniatura dhe do te vijoje sot me koncert me muzike. Ndersa neser parashikohet organizimi i nje tryeze te rrumbullaket ne sallen esk Zadeja ku do te diskutohet mbi veshtiresite qe hasin kompozitoret e rinj shqiptare ne rrugen e tyre. Ne fund te festivalit do te dale nje CD promovuese me rreth 30 veprat e ketij edicioni te kompozitoreve te rinj shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›