Itali, shqiptarët të implikuar në një rrjet trafiku droge
ITALI - Policia e Firences ka ndërmarrë një aksion për kapjen e një grupi trafikantësh, të cilët dërgonin drogë në Itali nëpërmjet Marokut dhe Spanjës. Njoftimet e policisë bëjnë të ditur se janë 31 vetë të lidhur me këtë trafik, disa prej të cilëve janë arrestuar ndërkohë që të tjerë janë nën hetim. Mbi këtë grup rëndon edhe akuza për prostitucion.
Hetuesit e Pizës dhe Firences kanë nisur dy vjet më parë hetimet për ushtrimin e prostitucionit të vajzave shqiptare dhe rumune nga tutorë shqiptarë të vendosur në një provincë të Firences dhe Pizës. Më pas ky grup është përfshirë edhe në trafikun e drogës. Gjatë hetimeve, policia ka arritur të sekuestrojë rreth 250 kilogramë hashash, 2 kg e gjysmë kokainë dhe 500 gramë amfetaminë, me një vlerë prej 4 milionë eurosh. Poseduesit e drogës janë arrestuar në flagrancë.
(O.Zh BalkanWeb)