Shkoder me pak uje ne qytet

Megjithate niveli uji eshte ende shqetesues dhe ka izoluar mijera familje dhe banesa ne Ultesiren Veriperendimore. Situata eshte ende kritike sepse 13 150 hektare toke jane nen uje qe ne disa vende ka nje thellesi prej disa metra. Ne qytet dhe ne zonen fushore niveli ka rene me 30 centimetra.
Zonat ku uji eshte terhequr jane ato qe lagen nga lumi Drin. Per shkak te uljes se shkarkimeve ne Vaun e Dejes ne komunen Kuc ujrat jane terhequr. Ka renie te ndjeshme te nivelit te ujit edhe ne fshatin Ashte ne disa pjese te komunes Bushat dhe ne lagjen Bahcallek nderkohe ne aksion nacional rrugor ne vendin e quajtur Harku i Berdices mund te kalohet normalisht me mjete te vogla.
Ne lagjet e permbytura te qytetit ka nje renie te nivelit ne lagjet Kiras Ndocaj dhe Tophane dhe Xhabije renie qe ka cuar ne lirimin e disa rrugeve dhe pallateve por situate eshte akoma shume e rende ne lagjen Livadhe dhe ne zonen perreth.
E izoluar eshte edhe Shiroka ku rruga e vetme per te shkuar atje eshte nepermjet liqenit. Gjithashtu te rrethuara nga uji jane edhe shume fshatra te tjera ne zonen e Nenshkodres. Optimizmi i situates se sotme eshte i perkohshem per shkak te parashikimeve aspak te mira te motit qe lajmerojne rifillimin e rreshjeve gjate dites se neserme. Bashke me reshjet dhe shiut dhe te bores pritet edhe ulje e ndjeshme e temperaturave gjate gjithe muajit dhjetor.