E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Tre masa per luften ndaj permbytjeve

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama propozoi dje ne mbledhjen e jashtezakonshme te grupit parlamentar Socialist masa per mosperseritjen e permbytjeve ne veri te vendit


TIRAN - Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama propozoi dje tre masa per te perballuar luften ndaj permbytjeve. Ne nje mbledhje te jashtezakonshme te grupit parlamentar Socialist nen moton Buxheti i ri kunder mocalizimit te Shqiperise lideri opozites parashtroi perpara deputeteve dhe publikut nje plan konkret per daljen nga situata e permbytjeve.


Duhen nje lloj masash per te cilat komisionet tona duhet te punojne e te konkludojne bazuar mbi draftin e pergatitur nga nje grup ekspertesh te fushes eshte ne aspektin ligjor.


Pra nuk ka asnje dyshim se duhet ndalur ketu ku eshte ajo qe po ndodh me pyjet me kullotat me gjithe sistemin ekologjik buze lumenjve buze perrenjve e keshtu me radhe. Dhe nje moratorium minimalisht trevjecar qe ndalon prerjen e pemeve e te pyjeve eshte i domosdoshem - paraqiti propozimin e Partise Socialiste Edi Rama.


Se dyti propozoi ai nje moratorium minimalisht trevjecar per shtreterit e lumenjve dhe me qellim mos shfrytezimit te tyre me qellim nxjerrjen e lendes se pare per ndertim. Ai theksoi se moratoriumi i pervitshem i stines se dimrit qe eshte ne fuqi eshte nje deshtim absolut pasi gjate veres shfrytezohen lumenjte edhe per dimrin.


Rrjedhimisht kryesocialisti propozoi dhe konsiderimin e disa ndryshimeve ne Kodin Penal per veprat e denueshme penalisht lidhur me cenimin e pyjeve te lumenjve te mjedisit sipas standardeve Europiane.


Nga ana tjeter Rama deklaroi se duhen marre masa per te ringritur strukturen shkencore dhe teknike ne mbeshtetje te te gjithe procesit te administrimit qeverises se kesaj fushe te gjere me probleme e me sfida per te analizuar per te studiuar dhe per te monitoruar te gjithe problematiken e kesaj fushe. Nje analize e thelle shkencore i duhet bere gjendjes aktuale te deltave te lumenjve.


Nuk ka asnje analize te tille nuk ekziston asgjekund ne asnje zyre te ketij shteti nje dokument qe te tregoje cila eshte gjendja e deltave te lumenjve sot.


Nderkohe qe nje dokument i tille i plote i detajuar teresor per cdo lume e perrua te Shqiperise ka qene normative e shtetit - deklaroi kryetari i Partise Socialiste.


Sipas tij duhet me patjeter te ngrihet nje strukture nje strukture shkencore ekspertesh specialistesh jo neper ministri te punesuar si militante apo sherbetore per nje rroge por struktura te specializuara per te pasur analizen studimet dhe monitorimin e nevojshem per te gjithe sistemin e kullimit ne vend.


Pa dyshim tha ai duhet punuar per nje legjislacion per te gjitha veprat kulluese dhe per te gjitha bonifikimet si dhe per mbrojtjen e te gjitha tokave malore e kodrinore nga gerryerja nepermjet pyllezimeve.


Masa e trete te cilen une mendoj qe ne ta propozojme ne Parlamentin e vendit eshte rialokimi drastik i buxhetit te vitit 2011 per shpenzimet e kesaj lufte me keto fenomene qe duhen konsideruar dhe trajtuar si nje armik qe kercenon sigurine e vendit tone - propozoi kryesocialisti.


Duke vijuar me tej kreu i PS-se sqaroi se me nje llogari te thjeshte te bere mbi bazen e buxhetit ekzistues qe pakeson ose rialokon shpenzimet per investime ne Ministrine e Puneve Publike ne vleren 3.3 miliarde leke nga te cila 3 miliarde vetem nga programi i rrugeve pa prekur asnje investim ne arsim dhe shendetesi.


Flasim vetem per kete pjese te programit ne nje total pa komponente te tjere ne 3.5 miliarde leke bejne 35 milione dollare duke ripare nderkohe nje sere elementesh te tjere duke i shtuar Ministrise se Bujqesise ne programin e menaxhimit te kesaj infrastrukture te ujitjes dhe kullimit pikerisht 3 miliarde por duke i hequr projektet e sistemeve ngrohese e ftohese te godines - propozoi kryetari i Partise Socialiste.


Tri pikat e planit te masave te PS-se


1. Duhet nje moratorium minimalisht trevjecar qe ndalon prerjen e pemeve e te pyjeve eshte i domosdoshem. Nje moratorium minimalisht tre vjecar per shtreterit e lumenjve dhe me qellim mos shfrytezimit te tyre me qellim nxjerrjen e lendes se pare per ndertim. Moratoriumi i pervitshem i stines se dimrit qe eshte ne fuqi eshte nje deshtim absolut pasi sic e thashe gjate veres shfrytezohen lumenjte edhe per dimrin.


Duhen konsideruar ndryshime ne kodin penal per veprat e denueshme penalisht lidhur me cenimin e pyjeve te lumenjve te mjedisit sipas standardeve Europiane.


2. Duhen marre masa per te ringritur strukturen shkencore dhe teknike ne mbeshtetje te te gjithe procesit te administrimit qeverises te kesaj fushe te gjere me probleme e me sfida per te analizuar per te studiuar dhe per te monitoruar te gjithe problematiken e kesaj fushe. Nje analize e thelle shkencore i duhet bere gjendjes aktuale te deltave te lumenjve.


3. Rialokimi drastik i buxhetit te vitit 2011 per shpenzimet e kesaj lufte me keto fenomene qe duhen konsideruar dhe trajtuar si nje armik qe kercenon sigurine e vendit tone. Sikur me nje plan te ri investimesh qe adresojne mbrojtjen nga permbytjet permes te gjithe elementeve ne te mund te garantojme kete ndryshim rrenjesor te buxhetit.


PS kerkon zhvillimin e seances


Ne mbledhjen e djeshme te grupit parlamentar Socialist me dyer te mbyllura eshte diskutuar edhe mbi seancen e neserme te Kuvendit te Shqiperise. Burime nga kjo mbledhje bejne te ditur se deputetet do te kerkojne qe seanca te zhvillohet dhe nuk do te bien me dakord me mazhorancen qe te shtyhet.


Sipas socialisteve mazhoranca kerkon qe te shperqendroje vemendjen dhe te shmange pergjegjesite qe ka ne permbytjet e shkaktuara ne te gjithe vendin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›