Shkodër, ndalohen 14 klandestinë somalezë
Policia e Shkodrës ka ndaluar 14 shtetas të huaj të cilët kishin kaluar ilegalisht kufirin.
Burime nga policia bëjnë me dije se të ndaluarit, 10 meshkuj, 3 femra dhe 1 fëmijë janë shtetas nga Somalia.
Sipas policisë klandestinët u kapën në vendin e quajut gryka e Shegës teksa po tentonin të kalonin ilegalisht kufirin për në Malin e Zi.
Identifikohet kufoma e Liqenit të Shkodrës
Gjithashtu policia bën me dije se është identifikuar kufoma e gjetur dje në Liqenin e Shkodrës, në faërsi të fshatit Hot të Malësisë së Madhe.
Sipas policisë bëhet fjalë për shtetasin Lakit Ali i cili dyshohet se mund të jetë mbytur.
Policia thekson se në veshjet e viktimës janë gjetur dokumente në gjuhën greke me identitetin Lakit Ali.
Ndërkohë kufoma është transportuar në morgun e kryeqytetit ndërkohë që materialet i kanë kaluar prokurorisë së rrethit Shkodër për hetimet të mëtejshme.