E Diel, 1 Nëntor 2026

Shënohet viktima e parë e sezonit turistik, një 19-vjeçar mbytet te Gjiri i Lalzit

Pushues në Gjirin e Lalzit

Një 19-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën këtë të diel ndërsa kishte shkuar për të kaluar fundjavën në Gjirin e Lalzit, plazhin më verior i rrethit të Durrësit. Ka qenë ndërrimi i forcës së erës që ka rritur dallgëzimin në det dhe që ka zhytur nën ujë 19-vjecarin, Andi Sharra. Dallgët e mëdha në det nuk e kanë lejuar që të dalë më në sipërfaqe dhe deti i trazuar ka vështirësuar çdo lloj ndihme kundrejt tij nga pushuesit e tjerë.

Menjëherë pas kësaj tragjedie policia ka shkuar në vendngjarje dhe sipas njoftimit të saj ka konstatuar se viktima ishte futur në det për tu larë, por si pasojë e dallgëve të mëdha nuk ka mundur të dalë nga deti i gjallë. 19-vjeçari kishte shkuar në plazh së bashku me një grup shokë. Në një moment ai është dalluar nga shokët teksa përpiqej të dilte nga uji, ata kanë i kanë shkuar në ndihmë por pa mundur ta nxjerri në gjallë.

Trupi i tij ende nuk është gjetur edhe pse po kërkohet nga katër varka peshkimi. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, që shoi edhe viktimën e parë të këtij sezoni turistik. /Mark Brunga/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›