E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shkodër, ndriçohet aksi Ura e Storm Golemit – Mes

TIRANË, 4 shtator /ATSH/ Në qytetin e Shkodrës aksi rrugor Ura e Stom Golemit – Mes  ndriçohet pas gati një dekade errësire.

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, në një postim në rrjetet sociale, tha se “ky aks prej 4,2 kilometrash, i përfunduar në vitin 2015 dhe i pajisur fillimisht me ndriçim, mbeti për vite të tëra në errësirë pasi kabulli elektrik u vodh vetëm pak muaj pas përfundimit të punimeve”.

“Ky investim i bashkisë dhe këshillit të qarkut Shkodër synon jo vetëm përmirësimin e sigurisë rrugore, por edhe rritjen e cilësisë së jetesës dhe zhvillimit të zonës, duke i dhënë fund një situate që prej vitesh ka qenë shqetësim i madh për komunitetin”, tha Beci.

Bashkia Shkodër vijon punën në të gjithë territorin e saj për përmirësimin e infrastrukturës rrugore për lehtësimin e lëvizshmërisë së këmbësorëve dhe mjeteve.

1 nga 6

/k.s//r.e//a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›