Çano: Institucionet, kalendar pune për masat e marra për reformat

TIRANË, 4 shtator /ATSH/ Koordinatori Kombëtar për Axhendën e Reformës, Eridana Çano organizoi sot një takim online me të gjitha strukturat institucionale përgjegjëse, me qëllim harmonizimin e punës për realizimin dhe raportimin e hapave të ndërmarra në kuadër të këtij instrumenti.
Gjatë takimit, drejtoresha e Agjencisë Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), Eridana Çano theksoi rëndësinë e angazhimit të të gjitha grupeve të punës për përmbushjen me sukses të detyrimeve.
Ajo kërkoi gjithashtu që institucionet të hartojnë një kalendar pune për masat që janë në proces, me afat deri në dhjetor 2025, si dhe të evidentojnë nevojat për asistencë teknike.
Një rëndësi e veçantë iu kushtua përgatitjes së Planit të Vizibilitetit dhe Komunikimit nga secili institucion raportues, në mënyrë që zbatimi i hapave të shoqërohet me një proces transparent informimi.
Ky takim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt bashkëpunimit dhe raportimit efektiv, dhe shërben si parapërgatitje për mbledhjen e Komitetit të Monitorimit të Agjendës së Reformës, që do të zhvillohet në fund të shtatorit.
1 nga 5/gj.m/j.p/