E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, në kërkim autori i vrasjes së 27-vjeçarit

Alfons Fusha, 25-vjeç dyshohet si autor u ngjarjes së mbrëmshme ku mbet i plagosur edhe një kalimtare e rastit.

Krimi me pasojë vdekjen e 27 vjeçarit Olsi Curri ndodhi dje pranë sheshit  'Prekë Cali' në lagjen 'Skëndërbeg' të qytetit të Shkodrës, ndërkohë që si rezultat i të shtënave mbeti e plagosur dhe kalimtarja e rastit R. Pali, 31 vjeç, lindur e banuese në lagjen "Tre Herojtë".

Policia e Shkodrës bëri të ditur sot se “si rezultat i hetimeve është dokumentuar plotësisht ngjarja dhe është zbuluar autori, që rezulton të jetë Alfons Fusha, 25 vjeç, lindur e banues në lagjen "Tom Kola" të qytetit Shkodër. Nga hetimet e para mendohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta mes palëve.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›