E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, në qeli të dyshuarit për vrasjen e 22-vjeçarit

Gjatë seancës së zhvilluar sot, kjo gjykatë caktoi masën e sigurisë së arrestit me burg për të dyshuarit e vrasjes së 22-vjeçarit Vukatana. Njëri prej të dyshuarve, 16-vjeçari M. Kola, mori përsipër autorësinë e krimit, duke deklaruar se e kishte kryer atë pas disa mosmarrëveshjeve që viktima kishte me vëllain e tij. Në seancë ai shfaqi pendesë dhe kërkoi mëshirë. Ndërkohë, tre të dyshuarit e tjerë, Arben Kola, Bledar Kola dhe Kamber Kola, të afërm të 16-vjeçarit, mohuan akuzat duke deklaruar se nuk ishin të përfshirë në ngjarje.

Por pavarësisht deklaratave të tyre, gjykata, me kerkesë të Prokurorisë, caktoi masën e arrestit me burg për të dyshuarit. Lehtësi pati vetëm për 47-vjeçarin Kamber Kola, i akuzuar për fshehje të krimit dhe armëmbajtje pa leje. Për të u vendos masa e arrestit me burg me një afat 20-ditor, kohë kur specialistët e kriminalistikës do të bëjnë ekspertizën e armëve të zjarrit të gjetura në banesën e tij, për të parë nese janë përdorur ose jo në krim.

Katër personat e lartëpërmendur, familjarë me njëri-tjetrin, akuzohen se janë përfshirë në vrasjen me arrmë zjarri tre ditë më parë në Shkodër, të fqinjit të tyre, 22-vjecarit Elson Vukatana. Ata u arrestuan pak orë pas ngjarjes së rëndë në një operacion të policisë së Shkodrës, në bashkëpunim me prokurorinë e rrethit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›