E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ricard Hollbruk ne gjendje kritike per jeten

69-vjecari u shtrua te premten ne spital dhe iu nenshtrua nje operacioni per riparimin e aortes. Familja i eshte bashkuar diplomatit te larte amerikan ne nje spital ne Uashington DC.

Hollbruk eshte i mirenjohur per ndermjetesimin per marreveshjen e dejtonit ne vitin 1995 e cila i dha fund luftes se Bosnjes. Hollbruk ka nderhyre per presione tek Sllobodan Milloshevici te cilit ia kishte marre doren ne Dejton edhe gjate luftes se Kosoves ne vitin 1999.

Presidenti amerikan Barak Obama e ka cilesuar Hollbrukun si perfaqesuesin e tij special ne Afganistan dhe Pakistan.

Hollbruk me llakapin buldozeri fitoi reputacion per uljen te tryezen e bisedimeve te lidereve nderluftues. Ai u be nje nga emrat me te njohur te diplomacise amerikane pas uljes ne tryezen e bisedimeve te boshnjakut Alija Izetbegovic dhe diktatorit serb Sllobodan Milloshevic.

Hollbruk kishte sherbyer me pare edhe ne Vietnam si dhe ne Kombet e Bashkuara./Start/Fatjon Prroni/

2010-12-11 1744

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›