E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata e Tiranes ok bektashinjve per pronat ne Elbasan dhe ne Gramsh

TIRANE - Gjykata e Tiranes i jep te drejten Kryegjyshates Boterore te rikerkoje kthimin dhe kompensimin e disa pronave te pretenduara prej saj ne rrethet Elbasan dhe Gramsh. Nje vendim i pak diteve me pare i kesaj gjykate i hapi driten jeshile Kryegjyshates Boterore Bektashiane per te kerkuar pronen e mohuar. Gjykata vendosi rivendosjen ne afat te se drejtes se ankimit per kthimin dhe kompensimin e prones ish-pronarit Kryegjyshata Boterore Bektashiane. Ky institucion mund te kerkoje ne Agjencine e Kthimit dhe Kompesimit te Pronave Tirane vazhdimin e procedures thuhet ne vendimin e shpallur nga gjyqtari Agron Zhukri. Referuar kerkeses se bere nga Kryegjyshata Boterore Bektashiane ne gjykate behet e ditur se siperfaqet per te cilat ata kerkojne ti drejtohen AKKP-se ndodhen ne rrethet Elbasan dhe Gramsh. Rivendosjen ne afat te kerkeses per hapje dosjeje prane AKKP-se Tirane per siperfaqet 9170 meter katror pemishte 720 meter katror truall teqja e Baba Xhemal Turkut lagjja lirimi ish-zyrat e repartit 101 K ndodhur ne Elbasan siperfaqja 594 dynym toke kullote dhe 176 dynym ne fshatin Valth Komuna Lenie Gramsh per pronat e ish-pronarit Kryegjyshata Boterore Bektashiane Komuniteti Bektashian thuhej ne objektin e padise depozituar ne muajin tetor ne Gjykaten e Tiranes. Referuar ligjeve perkatese kjo e drejte mund te rikerkohej ne gjykate vetem nese ajo nuk ishte kryer ne kohen e duhur per shkaqe te perligjura. ar.ba

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›