E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, ngicat vështirësojnë qarkullimin e mjeteve

SHKODER- Ulja e ndjeshme e temperaturave, të shoqëruara me dëborë dhe ngrica, kanë vështirësuar qarkullimin e mjeteve në disa akse rrugore në qarkun e Shkodrës dhe kanë lënë të bllokuara disa fshatra në zonat e thella malore, ku trashësia e dëborës ka kaluar mbi një metër.

Në këto kushte, ndër zonat bllokuara vazhdojnë të mbeten disa fshatra të Vermoshit, në komunën Kelmend të rrethit Malësi e Madhe, ku trashësia e dëborës ka kaluar mbi një metër.

Probleme janë vërejtur edhe në Qafë Thore dhe Dukagjin, në komunën Shalë, në rrethin e Shkodrës, si dhe në disa zona të rrethit të Pukës, kryesisht në Qafë Mali, Qafë Shllak dhe Iballë, ku trashësia e borës shkon nga 60 centimetra, deri në një metër lartësi.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›