E Diel, 1 Nëntor 2026

SKANDALI/ Nafta me cilësi të dobët, makinat mbushin serviset

 Pas skandalit të furnizimit me naftë bruto të parkut të Këshillit të Ministrave, Forcave të Armatosura dhe Shërbimit Sekret Shtetëror, tashmë janë qytetarët e thjeshtë që paguajnë rëndë mashtrimit e matrapazëve të tregtisë së karburanteve. Shumicave e makinave që përfunodjnë në serviset e motorrave I pësojnë dëmet pikërisht si pasojë e karburantit me cilësi të dobët.

Tiranë – Ky fillim viti nisi me rritjen e çmimit të karburanteve. Por qytetarët shqiptarë në mënyrë të vazhdueshme shprehin shqetësimin se paguajnë jo vetëm shtrenjtë për karburantet, por cilësia e tyre e cila vijon të prodhojë probleme të njëpassnjëshme, duke shkaktuar defekte të cilat përkthehen në shpenzime ekstra për xhepat e tyre. Në të gjitha pikat e riparimit të automjeteve në Tiranë, mekanikët të thonë të njëjtën gjë: Pjesa më e madhe e defekteve në motorrat e makinave vjen si pasojë e cilësisë së keqe të karburantit. Por si në shumë sektorë, edhe pronarët e serviseve ngurrojnë të denoncojnë publikisht pasi i tremben hakmarrjes së shtetit përmes mekanizmit Polici tatimore.

Megjithatë në pikën e servisit të kompanisë Volsvagen në Tiranë, një prej mekanikëve, Nexhat Bllaka, shpjegon teknikisht se çfarë ndodh në makinat e shqiptarëve që furnizohen me karburant të cilësisë së dobët:

Defektet vijnë nga cilësia e dobët e karburanteve. Mungon lubrifikimi i nevojshem që shkakton nxirjen e detaleve dhe njëkohësisht i gripon ato. Ciflat kalojnë nëpërmjet motorrit dhe shkojne në injector, ku ndodh me pas bllokimi motorrit.

Por cila është kostoja e riparimit apo zëvëndësimit  të një pompe  nafte? Nexhat Bllaka thotë se se shërbimet variojnë me cmime që shkojnë deri në një million lekë të vjetra.

Inxhinjeri Seid Bilali menaxhon pikën e servisit të kompanisë Volsvagen thotë se cilësia e keqe e karburanteve është burimi i një sërë defektesh komplekse me një kosto të lartë për xhepat e qytetarëve.

Dfektet me të shpeshta në servisin tonë si pasojë e karburanteve të dobëta. Karburante me ujë dhe squfur. Nëse ne europë një shërbim profilaktik bëhet cdo 15,000 km në Shqipëri bëhet çdo 7,500 km. Squfuri në naftë ndikon në djegien e gazrave që mund të prishë katalizatorin dhe kostoja e ndërrimit është 2,000 euro që nuk e përmban garancia e mjeteve.

Pamvarësisht ekzistencës së një drejtorie që merret me analizat e  cilësisë së  Hidro-Karburëve realiteti në terren mbetet i pandryshuar. Vetëm pak ditë më parë hetimet e prokurorsië zbuluan përmasat e një sakandali që kishte prekur edhe strukturat më të larta të qeverisë dhe shtetit. Kompania Euroil, e cila është në qendër të skandalit të kontrabandës së naftës vergine, kishte furnizuar me naftë bruto edhe vetë parkun e autormjeteve të Këshillit të Ministrave, shumë ministrivë dhe institucioneve të më të rëndishme shtetërore përfshi edhe vetë Shërbimin Sekret, SHISH, si dhe tërë makinerinë e forcave të armatosura. Sipas hetimeve, si pasojë e naftës me cilësi të dobët të shitur nga kjo kompani, makinat kishin pësuar demë serioze por edhe mjedisi kishte paguar koston e tij si pasojë e ndotjes.

Marrë nga TCH

Shkrime të tjera me interes:

  1. Kontrabandistët furnizuan ushtrinë me naftë vergine Tiranë- Një tjetër skandal me karburantet përfundon në dyert e...
  2. Ndotja në Zelandën e Re, nxirret nafta nga anija Zelandë e Re- Ekipet e shpëtimit kanë mundur që të...
  3. Skandali “Euroil”- Qeveria dhe shteti blenë naftë bruto me dokumente false “Euroil”, kompania e vënë në qendër të skandalit të naftës...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›